Nuk e harron mikpritjen që gjeti në Veleshtë, falenderon familjen Muça

Hatixhe Ramosaj

Të nderuar veleshtarë, shumë e dashura familja Muça,
Mirënjohëse deri në vdekje që para 25 viteve hapët zemrat dhe portat tuaja për kosovarët e dëbuar!
Karvani i autobusëve të mbushur me kosovarë nga Bllaca u nis për në Veleshtën bujare!
Pritja vllazërore ishte e mahnitshme!
Aktivisti, Prof. Dini Muça që po ndihmonte me veturën e tij për vendosjen e të dëbuarëve nëpër shtëpitë e ofruara nga veleshtarët e të menagjuara nga këshilli i fshatit me imamin e xhamisë, theu urdhërin e marrë dhe familjen tonë e drejtoi për në shtëpinë e tij, dhomën e vetme bosh që e kishin, atë të pritjes së
miqëve. U pritëm me lot e përqafime! Kurrë në jetën time nuk jam ndier më e mirëseardhur dikund! Të gjithë në familjen Muça ishin në shërbimin tonë që nga xha Musai i ndjerë e deri tek Edlira tre vjeqare!
Ne jo vetëm që u rehatuam për mrekulli por fituam një familje që na mori në gjirin e saj e nuk na lëshoi kurrë!
Me shpirtë e zemër jemi falënderues deri në amshim për dashurinë që na e dhatë në ditët tona më të vështira!
Mirënjohës dhe falenderues përherë!
Hatixhe, Xhevat, Ardita dhe Uran RamosajStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...