Nuk i dhanë cigare, irakieni ther një shtetas të Maqedonisë dhe një serb

Dy persona, një serb dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, të shtunën pak para orës 18.00 u plagosën në qendër të qytetit Villach të Austrisë. Të dy pësuan plagë dhe prerje me thikë

Të shtunën pak para orës 18.00 u shkaktua një përleshje me thikë në qendrën e gjallë të qytetit Villach, informon portali Shtegu. Dy persona u plagosën. Një person pësoi lëndime në gjoks, një tjetër prerje të shumta në pjesën e sipërme të trupit. Ngjarja ka ndodhur në sheshin Nikolaiplatz.

Sulmuesi i dyshuar është një irakien 57-vjeçar i cili e sulmoi një shtetas serb (61) dhe një maqedonas (58). Të dy të plagosurit u dërguan në LKH Villach nga ambulanca.

Motivi i zënkës tani dihet. “Irakieni kërkoi një cigare nga dy personat. Kur nuk ia dhanë atë, u shkaktua një grindje dhe ai i sulmoi me thikë”, thotë komandanti i policisë së qytetit, Erich Londer.StrugaLajm

Një kalimtar kishte njoftuar policinë përmes numrit të urgjencës. Një kërkim i inicuar menjëherë ishte i suksesshëm. Irakieni u arrestua shpejt. Ndërkohë dëshmitarët tashmë janë marrë në pyetje. Thika që plagosi dy personat u sekuestrua.

In : Aktuale

Loading...
loading...