MINUSET NË LLOGARITË RRJEDHËSE: Fitim për bankat, ngarkesë për qytetarët

Të dhënat zyrtare tregojnë se për çdo muaj, mbi 6 milionë euro paguhen për kompensime të ndryshme. Vitin e kaluar, nga kompensimet dhe provizionet e ndryshme për pagesat e faturave, mirëmbajtjen e llogarive dhe të ngjashme, fitimet e bankave kanë arritur në 79 milionë euro

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 23 gusht- Qytetarët e Maqedonisë përkundër përdorimit të dobët të shërbimeve elektronike të bankave apo pagesës edhe të faturave në bankomat, për çdo ditë paguajnë së paku 35 denarë për pagesën e një fature të thjeshtë. Paguajnë edhe kompensimet e ndryshme për tejkalimin e minusit si dhe për shërbime të tjera të bankave. Të dhënat zyrtare tregojnë se për çdo muaj, mbi 6 milionë euro paguhen për kompensime të ndryshme. Nga ana tjetër, bankat në vitet e kaluara në vazhdimësi po shënojnë rezultate të mira të punës. Vitin e kaluar nga kompensimet dhe provizionet e ndryshme për pagesat e faturave, mirëmbajtjen e llogarive dhe të ngjashme , fitimet e bankave kanë arritur në 79 milionë euro, të ardhura neto prej kamatave kanë qenë 245 milionë euro, e kështu me radhë.
Njëherësh, bankat vitin e kaluar – përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia, kanë shënuar fitim prej 118 milionë euro apo për nëntë milionë euro më shumë se vitin paraprak , kur anulohen harxhimet e ndryshme prej të ardhurave të ardhura prej 376 milionë euro. Gjithashtu, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ato shënojnë fitim prej 32 milionë euro apo për 70 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar kur ky fitim ishte 19 milionë euro. Nga Banka Qendrore thonë se rritja e fitimeve në periudhën janar-mars të këtij viti ka më shumë shkaqe siç janë anulimi i harxhimeve për kreditë që vështirë kthehen. “Fitimi më i lartë më së shumti buron nga ulja e harxhimeve të kostos për përmirësimin e vlerës. Në këtë ndikojnë edhe neto dallimet nga provizionet, të ardhurat e tjera si dhe harxhimet më të vogla të punës“, thonë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut. Në ndërkohë, nga shoqatat e konsumatorëve të bankave thonë se po ulen të ardhurat nga dallimi midis kamatave të kursimeve dhe të kredive, ndërsa po rriten të ardhurat nga kompensimet e ndryshme.
Dragi Kushovski nga Shoqata e klientëve të bankave “Anuitet” thotë se edhe vendi ynë duhet të ndjek trendin botëror të uljes së provizioneve si rrjedhojë e digjitalizimit, ku duhet sipas ë intervenojnë Banka Popullore dhe ekzekutivi. “Nevojiten ndryshime ligjore me qëllim që të përkufizohet e drejta e bankave që sipas vullnetit të tyre apo në mënyrë arbitrare të rrisin koston e kompensimeve. Kështu një provizion i caktuar nga 50 është rritur në 150 denarë”, shton Kushovski. Sipas tij, ulja e fitimit nga kamatat që rrjedh nga kufizimet e ndryshme, kompensohet nga ana tjetër me fitimin e kompensimeve të ndryshme që e paguajnë bankat, për çka nuk ekziston kufizim. Në ndërkohë, kapërcimin e hendekut midis të ardhurave mujore dhe nevojave mujore, familjet shpesh e tejkalojnë përmes harxhimit të të hollave që nuk i kanë duke përdorur minusin e lejuar në kartela, kreditë konsumatore etj. Përllogaritjet e ndryshme tregojnë se nëse tejkalohet shuma prej 60 mijë denarë, shkalla e kamatës është 9.5 për qind, ndërsa kemi 20 ditë të e tejkalimit në muaj, shuma e kamatës është 312 denarë në muaj. Andaj, qytetarët mund të përdorin edhe kalkulatorin e Organizatës së Konsumatorëve , që është përgatitur në kuadër të projektit për emancipimin e konsumatorëve për shërbimet financiare dhe përfaqësimin e interesave të tyre, të mbështetur nga Komisioni Evropian. Nga ana tjetër , të panumërta janë shërbimet bankare, për të cilat paguhen kompensime të ndryshme nga qytetarët. Shfrytëzuesit e shërbimeve të ndryshme bankiere thonë se shpesh nuk e kanë të qartë deri në fund apo plotësisht se si dhe sa paguajnë për shërbime të caktuara, për harxhimet mujore, për lartësinë e provizioneve të ndryshme, pagesën e mëhershme të kredive, dhe shumë të tjera.
Në fakt, bankat ofrojnë një asortiment të gjerë të shërbimeve që nënkupton edhe numër të madh të kompensimeve që ju paguajnë klientëve. Shpesh këto pagesa janë vështirë të dukshme dhe të qarta për konsumatorin e fundit, andaj edhe bë mënyrë të popullarizuar të quhen “harxhime të fshehta”. Shumat e kompensimeve që shprehen me përqindje paraqesin harxhim ndoshta jo të madh në shikim të parë, mirëpo kur paguhen në mënyrë të vazhdueshme dhe për çdo muaj, atëherë në një interval kohor prej një viti dhe më shumë – do të mblidhet një shumë e rëndësishme e kompensimeve të ndryshme të paguara për shërbimet e ndryshme të bankave. Me fjalë të tjera, kur përllogariten kompensimet dhe provizionet e ndryshme që qytetarët më së shpeshti paguajnë në banka,ato shpesh nuk i presin ato apo nuk dinë më shumë për to. Qytetarët shpesh nuk i njohin as harxhimet që banka ju paguan në nivel mujor dhe vjetor, çilat janë harxhimet për transaksione të ndryshme të realizuara… Bankierët lidhur me koston e kompensimeve për qytetarët, thonë se tarifat po ndryshohen në vazhdimësi në bazë të kushteve të tregut dhe harxhimeve që kanë bankat në punën e tyre të përditshme. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...