Nuk i duan as në Zvicër veturat dizel

Në Zvicër raportohet të jenë regjistruar më pak automjete të reja gjatë muajti tetor 2018, se sa në muajin korrespondues të vitit të kaluar.

Shikuar në të gjitha kategoritë e automjeteve, 6.1% më pak automjete të reja u futën në treg se në tetorin 2017, sipas shifrave të publikuara të martën nga Enti Statistikor Federal (FSO), shkruan albinfo.ch.StrugaLajm

Për periudhën janar-tetor bëhet fjalë për minus 3.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në të kundërt, kategoria e automjeteve industriale u rrit fuqishëm. Ndryshimi në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është 36.8 për qind.StrugaLajm

Për shkak të debatit mbi automjetet dizelë, tregu për automjetet e këtij lloji të karburantit vazhdon të bie. Në mënyrë të veçantë, vetëm nën 6,000 mjete të reja u nisën në tetor 2018. Kjo ishte 28 për qind më pak se një vit më parë. Me një minus prej 1 për qind, numri i veturave me motorë benzinë mbeti pothuajse konstant. Në të kundërtën, rreth 1,500 automjete hibride janë regjistruar rishtazi, një rritje prej 47 për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...