Premtimet elektorale duket që nuk kanë ngelur vetëm në letër për banorët e Dollnenit. Për herë të parë, fëmijët dhe banorët e Dollnenit do të bëhen me teren modern të sportit.
![](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2020/09/2-78-405x540.jpg)
Zv.drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura dhe Kryetari i komunës, Xhemal Qamili kanë inauguruar fillimin e punimeve për ndërtimin e fushës sportive në këtë lokalitet.
![](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2020/09/3-47-405x540.jpg)
“Dollneni është më shumë se obligim. Dje nisem punimet për rikonstruimin e fushës së sportit, një investim prej 4.670.000 denar i cili realizohet në bashkpunim me komunën. Faleminderoj kryetarin Xhemil Qamili për bashkpunimin dhe angazhimin. Premtimet tona janë përgjegjsi. Për ne flasin veprat. Bashkë më të fortë”, shkruan zv.drejtori Izmit Nura.
![](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2020/09/4-28-405x540.jpg)
Nura shprehet që ky investim është i qëlluar nga shkaku se banorët e Dollnenit pasi deri tani nuk kanë patur një teren të përshtatshëm dhe lojat e sportit i kanë zhvilluar në mjedise të improvizuara. Flaka
![](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2020/09/5-7-720x540.jpg)