Nusja e rreh vjehrrën, ja ku ka ndodhur ngjarja

Policia e Tetovës njoftoi se vjehra 73-vjeçare e ka denoncuar nusen e saj për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në një fshat të Tetovës.

“Banorja shtatëdhjetë e tre vjeçare nga një fshat i Tetovës denoncoi dje, më 19 tetor, në ora 9:25 në SPB Tetovës se një ditë më parë rreth orës 16 në shtëpinë e familjes ajo u sulmua fizikisht nga nusja e saj 37-vjeçare. Personi i denoncuar u thirr në Stacionin policor të Tetovës pas një kohe”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të ngrihet padi adekuate kundër nuses.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...