Nxënësi e rreh mësuesin në Gostivar!
Një nxënës i moshës 15 vjeçare, ka sulmuar fizikisht dhe ka shkaktuar lëndime në kokën e mësuesit në shkollën fillore “Ismail Qemali” në fshatin Simnicë të Gostivarit.
SPB Tetovë informon se rastin e ka denoncuar një i punësuar në shkollë ditën e djeshme rreth orës 08:00.
“Nxënësi i moshës 15 vjeçare nga kjo shkollë fizikisht ka sulmuar mësuesin SH.K. (62) nga fshati Simnicë të Gostivarit. Konflikti ka filluar pasi që nxënësi ka refuzuar që të hyjë në klasë. Më pas nxënësi e ka sulmuar dhe ka filluar ta godasë më grushta në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime serioze në anën e majtë të kokës”, ka thënë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.
Një i punësuar në shkollë pas një kohë ka arritur të ndërmjetësoj dhe të ndaloj të miturin. Mësuesi ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Pas denoncimit të rastit, nxënësi në prani të prindërve është thirrur në stacionin policor në Gostivar.