Nxënësit Altin Roçi,Sara Bajramoska dhe Eda Roçi shkëlqejnë në garat shtetërore

Nxënësit e ShFK “Bashkimi” Oktis dhe ShFP “7Marsi” Belicë e Poshtme kanë arritur suksese të shkëlqyera në garat shtetërore në Shkup në lëndën e Biologjisë dhe Shkencat Natyrore.

  • Altin Roçi për vendin e parë në lëndën e Biologjisë
  • Sara Bajramoska për vendin e tretë në lëndën e Biologjisë
  • Eda Roçi për vendin e dytë në lëndën Shkencat Natyrore, bashkë me mentoren e tyre Rinije Roçi

Ky sukses tregon përkushtim, përgatitje të mirë, dhe talent të rrallë në fushën e shkencave natyrore. Ju inkurajoj të vazhdoni punën tuaj të mirë dhe të kërkuarit e dijes në mënyrë të palodhur. Jemi krenarë për arritjet tuaja dhe ju inkurajojmë të vazhdoni të shkëlqeni në sfidat e ardhshme. Faleminderit për përpjekjet tuaja dhe përfaqësimin e shkëlqyeshëm të shkollës sonë. Të gjitha më të mirat në të ardhmen tuaj! Vazhdoni të na bëni krenarë! StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...