Nxënësit e Livadhisë-Strugë më të mirët në garat e gjuhës angleze

Më 20.03.2021 u mbajtën garat komunale në Gjuhën angleze të organizuara nga ELTAM.Në gara nga SHFP”Aki Dika”- Livadhi morën pjesë 3 nxënës:Adena Ziba,Din Arifi dhe Edona Dalipi nën mentorimin e mësueses së Gjuhës angleze znj.Anita R. Emini.Nxënësit Adena Z. dhe Din A.u plasuan në vendin e parë ku fituan të drejtën për të marrē pjesë ne garat rajonale.Edona Dalipi u radhit në vend të katërt.


Në garat rajonale që u mbajtën sot më datë 17.04.2021 “Online” dy nxënësit e shkollës sonë Din Arifi zen vendin e parë,kurse Adena Ziba vendin e dytë ku vazhdojnë më tej për në garat shtetërore/republikane që do të mbahen më datë 8.Maj.
Nxënësve ju urojmë shumë suksese thuhet nga shkolla Aki Dika të Livadhisë-Strugë. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...