Opozita do kërkojë shkarkimin e Resul Kabës nga kreu i Këshillit të Strugës?

Strugalajm.com nga burime brenda grupeve të këshilltarëve të opozitës në Këshillin e Strugës, mëson se do ketë zhvillime të reja pas situatës më të fundit në lidhje me iniciativën për konvokimin e mbledhjes së jashëtzakonshme dhe shtyrjes të së njëjtës për në mbledhjen e rregulltë më 27 qershor .

StrugaLajm

Siç mëson Strugalajm ky zhvillim i ri i cili injoron shumicën e këshilltarëve do prodhojë edhe iniciativa të tjera ku nuk përjashtohet edhe parashtrimi i kërkesës për shkarkimin e Resul Kabës nga pozicioni i kryetarit të Këshillit.Ky qëndrim sipas këshilltarëve të opozitës që kontaktuan Strugalajm.com arsyetohet me qasjen përjashtuese që kreu i Këshillit ka mbajtur në vazhdimësi në raport me këshilltarët e opozitës duke shkelur rregulloren dhe ndaluar fjalën opozitës në Këshillin e Strugës.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...