OSMANI NË TEARCË : PËR ÇËSHTJEN E REFERENDUMIT, QYTETARËT TREGOJNË NIVEL MË TË LARTË TË PJEKURISË NGA POLITIKANËT

Ditët e hapura me qytetarë “Zëri yt” këtë javë në Tearcë

OSMANI: PËR ÇËSHTJEN E REFERENDUMIT, QYTETARËT TREGOJNË NIVEL MË TË LARTË TË PJEKURISË NGA POLITIKANËT

Karvani biseda “Zëri yt”, ku me përfaqësues të Qeverisë, Ministra, Zëvendësministra, Sekretarë shtetëror dhe Deputet kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizojnë takime me qytetarë, këtë javë qëndroi në Tearcë.StrugaLajm

“Jemi në një periudhë posaçërisht të ndjeshëm për shtetin, janë përmbushir shumë sfida dhe detyrime, suksesi i të cilit varen nga gjithëpërfshirja e qytetarëve, nga informimi i tyre dhe nga vendimet e tyre”, -theksoi Osmani për mediat, duke i potencuar qëllimet se pse realizohen këto takime:StrugaLajm

“Fillimisht, që ta mbajmë komunikimin e afërt me qytetarë, si pjesë e transparencës së punës sonë; së dyti, si negociator kryesor, kam nevojë dhe detyrim të bëj konsultime më të gjëra për nevojat dhe pritjet e qytetarëve nga bisedimet; dhe e treta, këtë mundësi e shfrytëzojmë që qytetarët ti informojmë për thelbin e referendumit që pason, t’ju paraqesim rëndësinë e suksesit të së njejtës, cilat janë perspektivar çka me të hapet etj.”

Osmani potencoi se sipas asaj që deri më tani, nga takimet e deritanishme, qytetarët shprehën nivel të lartë të pjekurisë dhe se masovikisht do të dalin dhe do ta mbështesin ardhmërinë europiane dhe auro- atlantike të vendit, duke e pranur kështu edhe marrëveshjen e Prespës

In : Aktuale

Loading...
loading...