Edhe një premtim për rehabilitimin e rrugës nga Struga deri në Qafë Thanë

Ministri Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë, Goran Sugarevski, ka premtuar në vjeshtë një ofanzivë për sanimin e rrugëve në rajonin e Ohrit dhe Strugës.Ai përvec se premtoi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Ohër –Shën Naum,Ohër- Biljani Izvori premtoi një ofanzifë serioze si në mjete ashtu edhe në angazhim në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.Ndërkohë, për rajonin e Strugës ministri transmeton Strugalajm potencoi se do të fillojë rehabilitimi i rrugës Podmoll-Strugë-Qafë Thanë.Qeveria e Maqedonisë, vitin e kaluar informoi se ka ndar 3 milionë euro për rehabilitimin e rrugës magjistrale nga Podmolli deri në Qafë Thanë, punime të cilat do të duheshte të finalizohen në vitin 2018, por deri tani këto punime as nuk kanë filluar.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...