Osmani pas takimit me Blinken: SHBA-të ofrojnë mbështetje të fuqishme në proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut

Osmani pas takimit me Blinken: SHBA-të ofrojnë mbështetje të fuqishme në proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas takimit të sotëm me Sekretarin e Shtetit, Entoni Blinken, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut janë jashtëzakonisht të forta dhe domethënëse për progresin e vendit.

Në takim u përsëritën zotimet dhe angazhimet e të dyja vendeve për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit, në kuadër të Dialogut Strategjik.

“Mbështetja që Maqedonia e Veriut merr nga SHBA-të për forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike është e një rëndësie të jashtëzakonshme”, theksoi Osmani.StrugaLajm

Osmani shprehu mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e pahamendur në procesin e integrimeve evropiane si kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e vendit dhe të gjithë rajonit, por edhe më gjerë si aleatë në NATO.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...