Osmani: Të mos i mashtrojmë qytetarët, nuk mund të shtyhet afati për pasaportat

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani njoftoi se është kontaktuar pala greke për rëndësinë e dokumenteve personale që duhet të zëvendësohen deri më 12 shkurt, por apelon që në vend të iniciativave për shtyrje të afatit kohor për shfrytëzimin e pikëve politike, të fokusohemi në nxjerrjen e dokumenteve.

“Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje ndërkombëtare. Mendoj se në vend që të përqendrohemi në dhënien e shpresës së rreme qytetarëve se do të ndryshojmë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës dhe do të ndryshojmë Ligjin për Zbatimin e Amendamenteve Kushtetuese, le të punojmë që qytetarët të mos kenë asnjë pengesë pas 13 shkurtit, të përshpejtojmë në dhënien e pasaportave. Mendoj se është më e shëndetshme t’u thuash qytetarëve se ky është një detyrim që zgjat pesë vjet”, deklaroi Osmani.StrugaLajm

Sipas tij, as iniciativa në Gjykatën Kushtetuese dhe as ndonjë ndryshim në ligj nuk do të mund të ndryshojë Marrëveshjen e Prespës. Ai sqaroi se ka pasur takim me ambasadoren greke dhe koordinim ndërinstitucional me ministritë e brendshme dhe të transportit për të shqyrtuar të gjitha sfidat që mund të dalin pas datës 13 shkurt për t’iu dalë në ndihnmë qytetarëve.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...