Paraqitja e të ardhurave, deri 15 mars

15 marsi, është afati i fundit për paraqitjen e tatimit vjetor të fituar gjatë vitit 2017, ndërsa deri tani, prej rreth 440 mijë qytetarë, vetëm 7 mijë kanë dorëzuar kërkesën për tatim. Nëpër sportelet e DAP-it të paktë ishin ata qytetarë që e kryejnë këtë obligim ligjor në kohë. Të tjerët ashtu si më parë siç po duket edhe këtë vit po preferojnë rrëmujën , dhe presin afatin e fundit për ta kryer obligimin ligjorë.

“Po, gjithmon në muajin shkurt dorëzoj kërkesën vjetore për tatim”…

“Jo, në këto momente nuk ka fluks të madh të qytetarëve ose rrëmujë nëpër sportelet e DAP-it, për këtë arsye, gjithmonë më herët e kryej obligim tim ligjor”…

“Erdha për të dorëzuar të ardhurat shtesë në vlerë prej 3.500 denarëve gjatë vitit të kaluar, që kam pasur angazhime si kryetar i Shoqatës së Pensionistëve”, thanë qytetarët e anketuar.StrugaLajm

Prej vitesh është obligim ligjorë paraqitja e të ardhurave shtesë të fituara përmes punësimeve të ndryshme, honorarëve, kontratave autoriale dhe shitje-blerjeve, dividendat dhe ato të interesit.

Paraqitja e tatimit vjetor për 2017-n në formë të shkruar, realizohet për herë të fundit në vend. Për tu shmangur turmave, autoritetet e DAP-it u bëjnë thirje qytetarëve që paraqitjet të mos I lënë për ditët e fundit.StrugaLajm

“Për fat të keq praktika po përseritet për çdo vit. Qytetarët si gjithmonë kërkesat për tatimet vjetore I dorëzojnë gjatë ditëve të fundit të skadimit të afatit dhe për këtë arsye u bëj thirrje të gjithë risidentëve të kryejnë detyrimet e tyre ligjore dhe të dorëzojnë në kohë kërkesën vjetore për tatim me çka do tu shmangeshin turmave nëpër sporletet e DAP-it”, tha Muhedin Avdiq, nga DAP.

Përndryshe me sistemin e ri të paraqitjes së tatimeve nga viti 2018 , të ardhurat e fituara shtesë përmes kontratave të shit-blerjes, qerave, të ardhurat e qytetarëve të fituara jashtë vendit dhe të diplomatëve që punojnë në Maqedoni, përfitimet e tregtisë elektronike dhe të produkteve bujqësore që shiten jashtë tregjeve të gjelbra, do të dorëzohen për çdo muaj në formë elektronike.

Deri tani përmes sistemit të ri elektronik të DAP-it: e-pdd.ujp.gov.mk. janë dorëzuar mbi 50 mijë kërkesa elektronike. Përllogaritjet vjetore tatimore të qytetarëve vitin e ardhshëm do t’i plotësojë vetë DAP-i dhe të njëjtat do tua dorëzojë tatimpaguesve përmes formës elektronike.

In : Aktuale

Loading...
loading...