AktualeKuriozitete

Pas 20 vjetësh shqiptarin e dëbojnë nga Zvicra, kishte bërë martesë me mashtrim! 

Një rrëfim interesant në një emision televiziv në Tiranë e sjell një shtetas kosovar, i cili ka jetuar mbi 20 vjet në Zvicër, por që ishte dëbuar për shkak të një martese që ishte cilësuar fiktive.

Ai në një studio të emisionit “Me Zemër të hapur” tha se martesa me shtetasen zvicerane u kurorëzua në vitin 1999 dhe përfundoi më 2006.

Teksa rrëfen historinë e jetës së tij, personi në fjalë tregon se pas një viti u njoh me një shqiptare të Kosovës, e cila më parë kishte bashkëjetuar me dikë, nga i cili ka dy fëmijë, shkruan Albinfo.

Bashkëjetesa e zonjës kishte përfunduar, pasi partneri i saj jo vetëm që nuk i kishte dhënë atësinë fëmijëve, por e dhunonte vazhdimisht.

Mes tjerash ai tregon se lidhi kurorë me të më 2006 dhe kërkoi bashkim familjar, në vitin 2007 nga kjo martesë lindi edhe një djalë, Aroni.

Ai dhe bashkëshortja e tij jetuan në Zvicër për 9 vjet, por në nëntor të 2015-ës autoritetet e emigracionit e kanë përzënë këtë familje, pasi kanë dyshuar se martesa e parë e tij ka qenë fiktive dhe se dy fëmijët e gruas të tij të dytë janë të tij.

Shqiptari nga Kosova rrëfente për peripecitë, dhe tha se autoritetet zvicerane kërkuan që dy vajzave t’u bëhej testi i ADN-së, që gruaja e tij ka pasur nga bashkëjetesa.

Ai ka pranuar, por bashkëshortja e tij nuk dëshiron të rikthejë vuajtjet e mëparshme që ka përjetuar. Ai tha se për 20 vjet jetoi dhe punoi me ndershmëri në Zvicër, ndërsa autoritetet e dënuan pa të drejtë nga vendi ky ai ishte integruar.

“Gruan e kam njohur në një qendër tregtare. Pasi u njohëm i thashë: s’më intereson se çfarë ke kaluar, dua të di çfarë ndodh tani e tutje. Mbasi u njohëm, pas një viti bashkëshortja erdhi tek unë, bashkë me dy fëmijët e saj. Fëmijët e saj i trajtoj shumë mirë. Pas një viti u bëra prind me gruan e dytë. Të gjitha kriteret i plotësoja dhe pasi më mbajtën një dekadë në Zvicër dhe më pas më dëbuan, këtu nuk ka asnjë të drejtë njerëzore. Kam shkuar për azil në Zvicër, pa pasaportë. Më dëbuan, sepse menduan se kishte një martesë në Kosovë. Dhe martesën që kisha në Zvicër e quajtën fiktive”, tha ai.

Qytetari nga Kosova bën apel që autoritetet ta ndihmojnë për t’u kthyer në Zvicër, vend që sipas tij e dëboi padrejtësisht.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button