Pas deklaratave të LLatasit për përdhunim të 15 vjeçares, reagon Asambleja e Gruas së ASH-së

Deklarata publike e Dragan Pavlloviç Llatas, në të cilën ai rrëfen me krenari një akt të rëndë përdhunimi, është e vrazhdë sa vetë akti që ka kryer.
Deklaratat e tilla janë një dhunim i dytë për viktimën, normalizim i veprave të tilla te personat që kanë predispozita të njëjta me Llatasin dhe duhet të jenë si kambanë alarmi për institucionet.
Ftojmë Prokurorinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që ky rast të mos zvarritet dhe të përfundojë si shumë raste të tjera që vjetërsohen në sirtare, por përfundimisht, shembujt e tillë të marrin dënimin e merituar për të shërbyer si mësim për të tjerët.
Fëmijët, gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë janë nën rrezik permanent, aq më tepër kur publikisht cënohen dhe devalvohen nga persona me ndikim publik, ndërkohë institucionet heshtin para rasteve të këtilla.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...