Strugë, ende nuk ka filluar ndërtimi i rrugës Kolektori Lindor (pjesa e parë)

Nga Komuna e Strugës thonë se po punojnë për ndërtimin e rrugës “Kolektori Lindor”. Përderisa nga udhëheqësia aktuale në këtë Komunë na njoftuan se po punohet mbi çështjet pronësore-juridike nga opozita shprehen pesimist në realizimin e projekteve infrastrukturore, në përgjithësi, të premtuara në “Agjendën e Blertë (2021-2025)”, shkruan Portalb.mk. Ndërtimi i rrugës “Kolektori Lindor” është premtim elektoral i kryetarit aktual të Komunës së Strugës dhe nga vëzhgimi në terren vlerësojmë se ky premtim ende nuk është realizuar.

Ndërtimi i rrugës “Kolektori Lindor” ishte një ndër premtimet parazgjedhore të kreut aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2021, pa caktuar një afat përfundimi, në garën për të parin e Komunës së Strugës kandidati fitues në këtë Komunë përmes programit zgjedhor “Agjenda e Blertë”(faqe 47)” i premtoi elektoratit struganë një projekt të rëndësishëm infrastrukturorë. Realizimi i këtij projekti, sipas “Agjendës së Blertë”, paraqitet në dy pjesë. Pjesa e parë parashikon ndërtimin e rrugës “Kolektori Lindor”, me gjatësi prej 500 m, nga rreth-rrotullimi në rrugën “Partizanska” deri deri te kryqëzimi me rrugën “Turistike”. Më konkretisht, projekti parashikon: asfaltim, rrjet ujësjellësi, hapësira parkingu, rrjet kanalizimi, korsi për biçikleta, shtigje për këmbësorët.

Premtimi për ndërtimin e Kolektorit Lindor pjesa 1

Aktualisht në terren nuk vërehet ndonjë hap konkret në realizimin e premtimit në fjalë. Bazuar në ilustrimin e premtimit në “Agjendën e Blertë”, përafërsisht përmes disa fotografi paraqesim situatën në terren.Pjesë e terrenit pranë rrhethrrotullimit në rr. Partizanska ku duhet të ndërtohet rr. Kolektori Lindor pjesa 1Pjesë e terrenit pranë rrhethrrotullimit në rr. Partizanska ku duhet të ndërtohet rr. Kolektori Lindor pjesa 1

Nga Komuna e Strugës deklaruan për Portalb.mk se punët ndërtimore nuk mundet të fillojnë pa u zgjidhur çështja pronësore-juridike, megjithatë për rrugën Kolektori Lindor ka dokumentacion teknik.

“Sa i përket rrugës “Kolektori Lindor”, ka dokumentacion të plotë teknik, por në vijim është procedura për zgjidhjen e çështjeve pronësore-juridike, sepse në atë pjesë ka shumë prona dhe pa këtë zgjidhje nuk mund të fillojnë punët ndërtimore”, deklaruan nga Komuna e Strugës.StrugaLajm

Nga ana tjetër, nga partia më e madhe opozitare në nivel lokal Aleanca për Shqiptarët shprehen pesimist në realizimin me sukses të shumë projekteve infrastrukturore në Komunën e Strugës. Kryetari i degës së ASH në Strugë, Lulzim Nasufi, thotë se edhe përkundër buxhetit të madh komunal teren nuk shohim asnjë objekt infrastrukturor. 

“Në nivel vjetor nga buxheti i Komunës sipas “Programit për rregullimin e Tokës Ndërtimore” paguan mbi 6.000.000 euro, kurse në teren nuk shohim asnjë objekt infrastrukturor dhe nuk ka aspak transparencë për investimet. Komuna e Strugës ka numër të mjaftueshëm të të punësuarve, por mungon organizim pune dhe vullnet për realizimin e atij programi dhe punimeve të tjera të rëndësishme për qytetarët. Për këtë arsye mendoj se as edhe 2% nuk do të realizohet nga ai program në mandatin e katërt dhe të fundit të Ramiz Merkos, edhe pse nga paratë e qytetarëve si që ju potencova edhe më lartë paguhen miliona euro, ku vetëm për vitin 2023 janë paraparë rreth 6.000.000.00 euro”, u shpreh Lulzim Nasufi.

Duke u bazuar në situatën aktuale në terren të rrugës Kolektori Lindor (pjesa e parë), Portalb.mk konkludon se ky premtim infrastrukturorë i bërë në programin zgjedhor “Agjenda e Blertë”, nga kryetari aktual i Komunës së Strugës, ende nuk është realizuar.BURIMET* Programi zgjedhor Agjenda e Blertë faqe 45, verifikuar më 05.02.2023

In : Aktuale

Loading...
loading...