Pas Talat Xhaferit edhe Bejta punësoi vajzën e tij në MEPSO


Edhe vajza e Nevzat Bejtës, nënkryetarit të BDI-së është punësuar në ndërmarrjen elektroenergjetike MEPSO, njofton Makfax.

Sipas këtij lajmi, bëhet fjalë për Fitore Bejta Akiku, e cila ka qenë një nga kandidatet më të mira pas konkursit të shpallur dhe se ajo do të punojë si referente një njësinë për punë komerciale. Rroga në këtë detyrë është mbi 600 euro. Disa muaj më parë edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi nga dega e Gostivarit punësoi vajzën e tij në ndërmarrjen tjetër të fuqishme ELEM, ku po ashtu janë rrogat e larta.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...