Pastrimi i gjyqësorit filloi me Ohrin

“Ky është hapi i vetëm për kthimin e besueshmërinë në gjyqësor. Vlerësoj se procesi i filtrimit duhet të jetë një proces transparent, ndërsa qytetarët nga afër ta ndjekin pastrimin dhe të dinë se çka saktë ajo është”, tha ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq

Omer XHAFERI

Shkup, 26 dhjetor – Me vendim e fundit të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, për shkarkimin e dy gjykatësve nga Gjykata Themelore e Ohrit, filloi procesi i filtrimit të gjyqësorit në vend. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i cili tha se vetëm në këtë formë mund të kthehet besueshmëria e humbur e qytetarëve në drejtësi. “Ky është hapi i vetëm për kthimin e besueshmërinë në gjyqësor. Vlerësoj se procesi i filtrimit duhet të jetë një proces transparent, ndërsa qytetarët nga afër ta ndjekin pastrimin dhe të dinë se çka saktë ajo është”, tha ministri Mariçiq.
Vendimi në fjalë i Këshillit Gjyqësor, për shkarkimin e gjykatëses Vesna Kiçeec, vjen në kohë para publikimit të Metodologjisë për filtrim të gjyqësorit dhe prokurorisë, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e paralajmëruar për të hënën. Në arsyetimin e këtij Këshilli, thuhet se shkarkimi i saj ka të bëjë me punën jo profesionale dhe të pandërgjegjshme. Po ashtu rreth këtij rasti Këshilli Gjyqësor solli vendim për largimin e saj nga gjykata, edhe pse gjykatësja Kiçeec, ka të drejtë të ankesës ndaj këtij vendimi. Zvarritja e procesit gjyqësor për një vrasje të ndodhur me 1 janar të vitit 2016, nga një shtetas serb në Ohër, ka qenë lënda e cila ka ndikuar në shkarkimin e kësaj gjykatëse, e cila më pas është arsyetuar se prolongimi i këtij gjykimi ka ndodhur për shkak të Gjykatës së Apelit.
Si rrjedhojë e kësaj qasje të gjykatave i akuzuari serb për vrasjen e të riut Dimitar Matillovski, ishte arratisur nga vendi. Përpos gjykatëses në fjalë, Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut muaj më parë e shkarkoi nga pozita e gjykatësi edhe gjykatësin e Gjykatës Administrative, Mustafa Shaini, pikërisht për bazën e njëjtë si gjykatësja, Kiçeec, për punë jo profesionale. Emri i gjykatësi Shaini, për opinionin më tepër u bë i njohur pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda, në dhjetor të vitit të kaluar dorëzoi aktakuzë për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Sipas prokurorisë ai ngarkohet se arkën shtetërore e ka dënuar për 200 mijë euro. Krahas vendimeve të Këshillit Gjyqësor, muajve të fundit në përputhje me kompetencat e reja të fituara edhe Këshilli i Prokurorëve Publike ka iniciuar një varg procedurash disiplinore për vërtetimin e shkeljeve eventuale të prokurorëve. Në mesin e këtyre procedurave është lënda edhe për rast në Prokurorinë për Krimet e Rënda.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...