Patentë shoferit edhe nga mosha 17 vjeçare

Adoleshentët do të mund të pajisen me patentë shoferi që nga mosha 17 vjeçe, në vend të 18 sa ka qenë deri më tani. Me ndryshimet e propozuara në ligjin për komunikacion rrugor hiqet edhe mundësia e marrjes së lejes nga mosha 16 vjeçe për një kategori të caktuar të personave, me sjellje shembullore, por që kishin edhe disa kufizime të caktuara të vozitjes së automjetet. Tani, nga mosha 17 vjeçe të drejtën e lejes mund të marrin të gjithë të rinjtë. Një risi tjetër është edhe ajo për vlefshmërinë e patentës së shoferit për personat deri në moshën 70 vjet dhe jo siç ka qenë deri tani për personat mbi 65 vjeç. Personat mbi moshën 70 vjeçare që duan ta vazhdojnë lejen e vozitjes do t’i nënshtrohen kontrolleve të detyrueshme shëndetësore, ndërsa leje do t’iu jepet për 3 me afat prej 3 vjeç. Ndryshimi tjetër ka të bëjë trajnuesit e auto-shkollave të cilët tani nuk do të jetë të obliguar të kenë të gjitha kategoritë “A”, “B”, “C” dhe “D”, por vetëm për atë kategori për të cilën auto-shkolla ka licencë për të bërë trajnime. Ndryshimet e propozuara duhet të kalojnë edhe në seancë plenare ndërsa bëhen me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Ndryshimet kaluan në komisionin kompetent parlamentar në mungesë të VMRO DPMNE-së.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...