Patrullime të përbashkëta Shqipëri-Kosovë

Mbërritja e qindra mijëra turistëve nga Kosova në Shqipëri për sezonin e pushimeve të verës, ka bërë që policitë e 2 shteteve të firmosin një memorandum bashkëpunimi për shërbime të përbashkëta me qëllim ritjen e masave të sigurisë. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori Ardi Veliu dhe homologu nga Kosova, Naim Rexha.

Për të menaxhuar fluksin e pushuesve nga Kosova dhe për t’u garantuar atyre pushime të sigurta, policia shqiptare nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me palën kosovare. Memorandumi synon uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe krijimin e një mjedisi më të sigurtë për vizitorët.

Nga Lezha, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dha detaje nga kjo marrëveshje.

Veliu: Shërbimi policor i Kosovës do të jetë prezent së bashku me shërbimet e Policisë së Shtetit për sigurimin e akseve rrugore, njëkohësisht edhe disa zonave turistike të cilat frekuentohen masivisht nga shtetasit kosovar. Kjo është një përvojë, e cila tashmë ka disa vite dhe është një përvojë shumë e mirë në drejtim të shkëmbimit qoftë të eksperiencave, por njëkohësisht edhe të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Shqipëri.StrugaLajm

Edhe homologu kosovar Naim Rexha u shpreh se memorandumi parashikon bashkëpunim përsa i përket qarkullimit rrugor.StrugaLajm

Rexha: Po e begatoj me modalitete të reja të ofrimit të shërbimeve të sigurisë në trafikun rrugor, dhe jo vetëm në trafikun rrugor, si hallkë e re shtesë të zinxhirit të gjatë të bashkëpunimit tonë të përbashkët me një model shtesë jashtëzakonisht të rëndësishëm të zvogëlimit të fataliteteve gjatë qarkullimit në rrugët publike si pasojë e aksidenteve të trafikut dhe ofrimit sa më të mirë të shërbimeve të trafikut të dy policive respektive, brenda afatave kohore me fokus të veçantë në mbulimin e tërë sezonit veror.

Këto marrëveshje të përbashkëta mes 2 policive kanë nisur të aplikohen ditët e fundit, ku policia shqiptare bashkëpunon edhe me palën maqedonase.

In : Aktuale

Loading...
loading...