BLENDI PETROL
Aktuale

PDSH kërkon ministrinë e Ekonomisë? BDI-ja nuk jua japim!

PDSH do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar. Zyrtarë të PDSH-së konfirmojnë për Tv 21 se kanë përfunduar bisedimet me kryeministrin Zaev dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. PDSH-së i është premtuar Ministria e Ekonomisë. TV21 kërkoi prononcim nga eksponentët e partisë, por ata vetëm verifikuan pyetjet tona, duke thënë se ditëve në vijim Menduh Thaçi do të ftojë konferencë për media.

Por nga ana tjetër BDI mohon se do t’ia dhurojë PDSH-së dikasterin e Ekonomisë.

Nga selia blu thonë se do të ofrojnë vetëm postin e ministrit pa resor dhe disa drejtori.

Pjesë e qeverisë tenton të jetë edhe Lëvizja Besa e Afrim Gashit. Ata kërkojë Ministrinë e Arsimit. Këto ditë pritet takim i Gashit me kryeministrin.

“Çështja e bisedimeve varet nga kryeministri dhe dinamika e tij, nëse kryeministri shpreh gatishmëri, për ta pranuar Lëvizjen Besa me principet dhe parimet e saj, për ne nuk është ndonje problem. Në fakt në këtë drejtim ka pasur dhe ka komunikim dhe bisedime me LSDM-në”, u shpreh Orhan Murtezani, Zëdhënës i Lëvizjes BESA – Gashi.

Besa e Bilall Kasamit nuk jep detaje të reja pa u takuar me kryeministrin.

Aleanca për Shqiptarët, ndërkaq në mbledhjen e kuvendit të parë qendror të partisë që mbajti dje, njoftoi opinionin publik se nuk do të jetë pjesë e shumicës.

“Aleanca për shqiptarët njofton opinionin publik se në asnjë formë nuk do të jetë pjesë e ndonjë përbërjeje të re qeveritare, të cilës nuk do t’i paraprijë procesit zgjedhor parlamentar. Ky vendim unanim i ASH-së bazohet në indikacionet se kjo garniturë qeverisëse nuk është mjaftueshëm bindëse në angazhimin e saj për reforma rrënjësore në vend dhe sidomos në indiferencën e saj rreth sjelljes dhe zbatimit të parimeve dhe funksionalizimit të shtetit ligjor”, nga Aleanca për Shqiptarët.

Kryeministri Zaev disa herë ka paralajmëruar rikonstruimin e Qeverisë dhe zgjerimin e shumicës parlamentare. Kryeministri para dy ditësh deklaroi se do të ketë bisedime edhe me partitë e tjera opozitare për të shqyrtuar mundësitë e zgjerimit t; koalicionit, ndërsa deri në fund të muajit do të ketë shumicë të re parlamentare.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button