Sfidon Ziadin Sela: Zgjedhje parlametare, më pas flasim për garnitur qeveritare
Aleanca për Shqiptarët (ASH) në mbledhjen e së dielës të kryesisë qendrore e cila u mbajtë në Kërçovë, pas Kongresit partiak ka vendosur që të mos jetë pjesë e asnjë garniture të re qeverisëse në vend, derisa nuk organizohen zgjedhje të reja parlamentare.
“Ky është vendim unanim i Aleancës për Shqiptarët i cili bazohet në indikacionet se kjo garnitur qeveritare nuk është mjaftueshëm bindëse në angazhimet e saj për reforma radikale në vend, ndërsa në veçanti indiferenca e saj rreth realizimit dhe aplikimit të principeve dhe funksionimin e sundimit të së drejtës”, thonë nga ASH-ja, transmeton Zhurnal.
Nga Aleanca informojnë se në asnjë mënyrë nuk do të jenë pjesë e ndonjë garniture të re qeveritare pa u mbajtur paraprakisht zgjedhje parlamentar