Për 1 majin do protestohet !

Marshe protestuese në organizim të shumë sindikatave do të mbahen sot në Shkup, si pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës 1 Maji, që tradicionalisht në botë festohet në nder të përkujtimit të luftës së punëtorëve për avancimin e të të drejtave.

Marshi do të fillojë në orën 11:00 prej para ndërtesës së LSM-së pas çka do të vazhdojë para Kuvendit, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë ku do të lexohet manifesti i 1 majit, me të cilin do të kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjitha punëve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe Marrëveshja e përgjithshme kolektive. Sivjet mbahet nën moton “Nuk mund të vendoset për ne, pa ne”.

Pjesëmarrësit në marshin sindikal, që çdo vit e organizon LSM-ja me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Maji do të kërkojnë edhe rritje të pagave, regres për pushimin vjetor për të gjithë, stop për rritjen e kufirit për pensionim, vende të shëndetshme dhe të sigurta. Do të apelohet edhe për t’i dhënë fund mobingut dhe diskriminimit, stop për përzierjen e organizimit sindikal, avancim të marrëveshjes kolektive.

Nga LSM-ja u bënë thirrje qytetarëve dhe sindikatave tjera të përfshihen në marsh dhe së bashku të luftojnë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.StrugaLajm

Gjatë viteve të kaluara, duke filluar prej vitit 2010, me rastin e 1 Majit u organizuan fushata për sfera të caktuara nga mbrojtja e të drejtave të punëtorëve. Si rezultat i asaj u inicuan dhe miratuan disa zgjidhje ligjore, siç janë Ligji për mobing, ndryshimet e Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe për herë të parë që nga pavarësimi i Maqedonisë Ligjin për rrogë minimale, me të cilin është konstatuar shuma më e ulët e rrogës e cila duhet t’u paguhet punëtorëve.

Dita ndërkombëtare e Punës është festë shtetërore në disa vende të botës. Në Maqedoni deri në vitin 2006 festohej më 1 dhe 2 maj, por prej vitit 2007, ditë jopune është shpallur vetëm 1 Maji.
Dita e punës festohet në shenjë respekti ndaj viktimave nga greva që është mbajtur prej 1 deri më 4 maj në vitin 1886 në Çikago, kur demonstruesit kërkonin vendosjen e orarit të punës prej tetë orëve. organizuesit e grevës ishin nxjerrë para gjykatës, ndërsa katër prej tyre u ekzekutuan. Tre vjet pas ngjarjeve në Çikago, në Kongresin e parë të Internacionales së Dytë që u mbajt në Paris në vitin 1889, është vendosur që çdo vit, më 1 maj, në përkujtim të punëtorëve nga Çikagoja, të mbahen protesta masive.

In : Aktuale

Loading...
loading...