Për 11 milionë euro garanci Mijalkov lirohet nga paraburgimi

Ish-drejtori i shërbimit sekret DSK në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov është liruar sot nga paraburgimi.

Vendimi është marrë pas ankesës nga Mijalkov në Gjykatën e Apelit, për paraburgimin e caktuar në rastin “Thesari” në të cilin ish-drejtori i UBK-së tashmë është dënuar në procedurë të shkallës së parë në Gjykatën Penale.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar për Telma se paraburgimi është ndërprerë me garancinë e pranuar në shumë prej 11.106.501 euro, të cilën e ka ofruar në patundshmëri i pandehuri Sasho Mijalkov.

Sipas procedurës, prona nuk kontrollohet për origjinën, por duhet të jetë hipotekuar nga Agjencia e Kadastrës. Një kërkesë të tillë për hipotekë, Apeli tashmë e ka dërguar në Kadastër.StrugaLajm

Në burgun e Shkupit në Shutkë nuk ka informacione zyrtare se paraburgimi është hequr për lirimin e Mijallkovit. Një njoftim i tillë do t’i dërgohet burgut vetëm pasi pasuria e hipotekuar të jetë hipotekuar.StrugaLajm

Në vend të paraburgimit të Mijallkovit, Gjykata e Apelit ka urdhëruar disa masa për sigurimin e pranisë së tij, përkatësisht i është konfiskuar pasaporta dhe është caktuar të paraqitet në gjykatë.

Prokuroria sërish ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit dhe vazhdimin e paraburgimit për shkak të mundësisë së arratisjes sepse Mijalkov tashmë ka pasur dy dënime të shkallës së parë prej gjithsej 20 vite burg. Po ashtu, Mijalkov po gjykohet në rastin “Truallet në Vodno”, si dhe në rastin në “Titanic-2”.

Mijalkov është në paraburgim 

In : Aktuale

Loading...
loading...