PËR 8 MARSIN-PËR BARAZIN GJINORE!

Muhamet Borova


Kur Zoti e krijoj gruan, “engjëjt” thanë: krijove një “qenie më të përsosur se ne”!Ashtu u tha, ashtu u bë.U krijua qenia e cila e plotëson hapsirën e zbrazët të jetës. Kjo qenie u bë bashkëshorte, nënë,pastruese,këshilltare,dashnore, robëreshë,u bë”hambari” i të gjitha problemeve familjare. StrugaLajm

Për njërin grua u bë parajsa e jetës së tij, për tjetrin ishte “akumulator” i gjallë për të gjitha punët,për të tretin ishte automat për reprodukcion. Harmonia dhe suksesi në jetë varet jo nga guximi i burrit, por nga guximi i gruas.Bashkëshortja me vyrtyte të mira burrit i sjell autoritet,atë mund ta bëj “mbret”, por mund ta bëj edhe “skllav”. Gruaja jeton për dashuri, burri jeton për guran.Gruaja nga njëra anë u bë arti i “gjallë” dhe inspirim për piktorët,poetët,filozofët kurse nga ana tjetër ende është “enigmë” e pazbuluar.Ajo është materia që sundon mbi emocionet,mbi mendjen dhe mbi forcën burrit. Burri te imtësirat kërkon arsye për zënka,kurse grua te imtësirat e kërkon arsyen per lumturin. Lumturia bashkëshortore e bën burrin të kuptoj se është njeri,kjo i jepë forcë që të qëndroj mbi këmbë.Nga të gjitha femrat ekziston një grua e veçantë, një “sandëk i madh” e cila i grumbullon të gjitha vuajtjet ,hallet dhe brengat tona, ajo është -nëna. Na mbron dhe na donë edhe kur Zoti na haron.Edhe kur “plakemi”,na shtrëngon fortë, por jo për dore,por në zemrën e saj.Femra kur lindë është gëzimi dhe pasuria e dikujt,por kur martohet atë pasuri e “uzurpon” një i panjohur, ai quhet burrë, i bukur ose i shëmtuar,i cili do të “dominoj” ose do ti “nënshtrohet” me përkushtim, krejt kjo varet nga shkathtësia e femrës.Si do ta kaloj një grua jetën varet nga “dinakëria” e saj, nga vendosja e harmonis midis ideales dhe të mundshmes, brenda qelizës shoqërore-familjes!Gezuar festen!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...