Për drogën e nisur nga Struga, policia procedon 5 persona

Prokuroria publike ka ngritur aktet përkatëse ndaj katër shtetasëve të Maqedonisë si dhe një qytetari me shtetësi të Maqedonisë dhe Shqipërisë për konsumimin e veprës penale tregti të jashtligjshme të drogës .Ndërsa,, njëri nga personat është ngarkuar edhe për armë mbajtje pa leje.

Personat e akuzuar me qëllimin që të bëjnë shitjen e paautorizuar të drogës-marihuanë  kanë ndërmarr një seri veprimesh për transportimin,blerjen dhe shitjen drogës.Drogë e llojit marihuanë sipas policisë në peshë prej 21. kg ishte blerë nga një person i panjohur nga Shqipëria për 3500 euro.Droga sipas marrëveshjes është selektuar në rrethinat e Strugës. për tu transportuar drejt Shkupit, por sipas policisë në një aksion në Strazhë, më tre tetor të këtij viti, droga u konfiskua nga policia, ndërsa personat e përfshir u arrestuan .(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...