Për kë dhe në cilat raste nuk do të vlejë ora policore në Maqedoninë e Veriut?

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bëri të ditur se nga nesër do të ketë orë policore çdo ditë deri më 22 mars nga ora 10:00 deri në ora 05:00. Spasovski bëri të ditur edhe personat për të cilët nuk vlen kufizimi i lëvizjes, përkatësisht ora policore.

“Vendimi për ndalimin e lëvizjes nuk vlen për udhëtarët që vijnë ose shkojnë në aeroportet ndërkombëtare, të cilët gjatë orës policore si leje do ta kenë biletën e avionit. Për transportuesit që transportojnë mall dhe persona leje do t’u pranohet leja e udhëtimit, ndërsa transportuesit që janë transit do të mund që për tre orë të dalin nga njëri vendkalim në vendkalimin tjetër”, sqaron Spasovski.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...