Për shkak të pamundësisë për shkuar në xhami gjatë Ramazanit, familja britanike ndërtoi një “xhami” në shtëpinë e tyre (FOTO)

Besimtarët e fesë islame po e kalojnë muajin e Ramazanit në shtëpi në këtë kohë pandemie.

Gjatë muajit të shenjtë, është mirë që ritualet e shenjta të bëhen në xhami deri në pesë herë në ditë – veçanërisht falja e Taravisë, e cila është më e gjatë dhe kryhet natën.

Mirëpo, pandemia e coronavirusit ka ndaluar të gjitha format e adhurimit, qoftë në xhami, kishë apo edhe në ndonjë tempull, kështu që një familje myslimane që jeton në Uells në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur të bëhet kreative.StrugaLajm

Shaz Miah, gruaja e tij dhe fëmijët e tyre nga Newport, ndërtuan “xhaminë” e tyre në shtëpi, të kompletuar me dekor, dhe minare nga secila anë, ndërsa gjithçka u përfundua brenda një dite.

“Situata aktuale e bllokimit do të thotë që myslimanët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë globin të festojnë muajin e Ramazanit shumë ndryshe”, tha Miah.

“Nuk do të ketë lutje me xhemat në xhami, nuk do të ketë familje që bashkohen për iftar, por as nuk do të mund të shoqërohemi me miqtë”, shtoi ai. /Telegrafi/

In : Aktuale

Loading...
loading...