Qeveria: Janë siguruar 50 milionë euro hua nga Banka Botërore për pagesë të pagave për punëtorët në sektorin privat

Qeveria në seancën e sotme të 47-të, e miratoi Informacionin për rialokimin e mjeteve nga Projekti për ndërlidhjen e rrugëve lokale të financuara nga Banka Botërore, në vlerë prej 50 milionë eurove, në drejtim të bashkëfinancimit të masës qeveritare për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike për pagesën e pagave të punëtorëve për muajt prill dhe maj të vitit 2020.

Siç komunikoi pres-shërbimi qeveritar, me propozimin e Bankës së Zhvillimit, Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e tretë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për kompanitë e përpunuara që i plotësojnë kushtet dhe kriteret për kredi pa interes. Gjithsej 377 kompanive me 2.735 të punësuar u janë miratuar përdorimi i kredive pa interes në vlerë të përgjithshme prej 2.533.892 eurove.

Në të tre grupet së bashku, gjithsej 631 aplikime kredie u miratuan në shumën totale prej 4.7 milionë eurove, për ndërmarrjet me 5,588 të punësuar.

Sipas strukturës së aplikacioneve totale të aprovuara për kredi, mikro kompanitë me deri 10 të punësuar marrin pjesë me 76 për qind, ndërmarrjet e vogla me deri në 50 punonjës marrin pjesë me 22 për qind dhe ndërmarrjet e mesme me deri në 250 punëtorë marrin pjesë me një për qind.

Nga gjithsej 4.7 milionë eurot e aprovuara, 2.1 milion euro janë aprovuar për kompanitë me veprimtari transportuese, 2,4 milionë euro janë aprovuar për kompanitë e hotelierisë, ndërsa pjesa tjetër janë aprovuar për kompanitë e turizmit (agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë).StrugaLajm

Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e të drejtave monetare të mbrojtjes sociale për muajin prill të vitit 2020. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e detyruar të paraqesë të dhënat mbi përfituesit e të drejtave financiare të mbrojtjes sociale pranë bankave afariste, më së voni deri më 30 prill t vitit 2020.

Qeveria ka vendosur t’u rekomandojë bankave afariste të sigurojnë disponueshmëri të fondeve nga pagesa e prillit të parave të mbrojtjes sociale përmes bankomateve dhe rrjeteve tregtare nga 4 maji i vitit 2020.

Në seancën e Qeverisë u miratua një Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për veprimtarinë e hotelierisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën rregullohet koha e zgjatjes së validitetit të licencës për kryerjen e veprimtarisë hotelierike në klubet e natës, kabaretë, disko-klubet dhe disko-klubet në ambiente jashtë për një periudhë prej gjashtë muajve.

In : Aktuale

Loading...
loading...