Për Strugën që duam apo për Strugën që rrënuam

Dëgjova me vëmendje mbledhjen e fundit të këshillit komunal në Strugë, fjalët e kryetarit të komunës z.Ramiz Merko tingëllonin si një “El Presidente” venezuelian, i korruptuar, manipulativ dhe abuziv.
Më habit fakti që këshilli i qytetit të Strugës nuk e ka idenë se si të zhvilloj këtë qytet që ka shëndruar në Katund për Milet.
Struga edhe pse aq e pasur, me pasuritë që ja ka dhënë zoti, po aq e varfër me Gomerët dhe Maskarejntë që ja ka votuar populli!!!
Struga do të ishte komuna më e pasur në Republikën e Maqedonisë në qoftë se do menaxhohej në të mirën e Struganëve. Strugës i duhet:
  •  Studim fizibiliteti për plan urbanistik dhe zhvillimor
  • Plan urbanistik
  • Kthim i të gjithë pronave në koncesion edhe ata të ish kombinateve, Strushko Polje, Strushka Tërgovija, Napredok, Ndërmarrjes Ndërtimore Ilinden dhe kështu me rradhë…
  • Fizibilitet për plan zhvillimor ekonomik, që mundëson hapjen e kombinateve dhe ndërmarrjeve publike dhe si efekt i kësaj, hapje e vendeve të reja të punës.
  • Analizë e plotë e gjendjes në ndërmarrjet publike. Ku zhduket buxheti dhe si të ndalet shpenzimi i kotë i parave publike.
  • Banesa shoqërore për familjet e reja dhe ata që nuk i kanë mundësitë për një banesë të mirëfilltë.
  • Bashkëpunim me entin për punësim dhe entin e politikave sociale, se si mund të inkuadrohen njerzit nëpër lista të punësimeve.
  • Kushte investimi për investitorë pa marrë parasysh se nga vinë apo çka besojnë.
  • Politika sociale në ndërmarrje private dhe publike.
Ne duam që Struganët të mbesin në Strugë dhe tu jepet perspektivë për një të ardhme më të mirë. Nuk duam që Struga të boshatiset dhe të kontrollohet nga një grusht njerëz, bejler, pashallarët, oligarkë dhe kriminelë.
Koncepti i dhënies të koncesioneve dhe mundësisë për shfrytëzim ka vetëm një qëllim zhvillimor “korrupcionin dhe ryshfetin”, hap dyert për atë grusht njerëz që mund të jenë 2% e Struganve dhe mbyll dyert për 98% të Struganve
Është plani zhvillimor I fluksit të Struganve drejt perëndimit, nuk lënë hapësirë për të pasur konkurrencë në tregun e punës, se punëtori Strugan nuk ka ku të shkoj përveç ke ata më pak se 2% ose drejt perëndimit.
Strugës i duhen vende pune, i duhet një treg pune konkurues, kompani të menaxhuara mirë sipas “Social Market Economy” dhe jo pashallarë, bejlerë dhe oligarkë që kanë shëndërruar tregun e punës në feudalizmin e shekullit të 18.
Këshilli i Struges është organi më i lartë drejtues i Komunës, i zgjedhur nga ata 98% që vuajnë në Strugë, me vota të blera nga ata 2% që bëjnë rrëmujë në Strugë.
Pyetje për këshilltarët:
Vota juaj është për Struganët apo për Pashallarët?
Vota për “hatër” dhe” nder” të Pashait, Bejlerit apo Oligarkut si të doni quajeni, do të ju fut në kundërshtim të ligjit, të shkatërroni ambientin jetësor. Kush do të ju mbrojë ditën kur do të kërkohet gjykimi juaj? Krimi, sigurisht që jo.
Kur të dini si të ju përgjigjeni pyetjeve të mia, atëherë votoni si të doni, por bëjeni publikisht, ja si unë.
Ka ardhur koha perëndimin ta bëjmë vet e jo të presim që perëndimi të na bej ne.
Premtim Dema
StrugaLajmStrugaLajm

Loading...
loading...