Për vrasjen e djeshme në Strugë,këtë profil e kërkon policia!

Për vrasjen e djeshme në Strugë,këtë profil e kërkon policia!

I gjatë rreth 1.70 centimetra, jo shumë i zhvilluar dhe i moshës rreth të tridhjetave. Ky është përshkrimi i personit të cilin po e kërkon policia, i dyshuar si autor i vrasjes së Dilaver Bojkut, gjatë ditës së djeshme në restorantin “Aqua Bluskaj”.

Sulmuesi i Bojkut, sipas policisë ka qenë i veshur me bluzë ngjyrë të mbyllur, pantallona të shkurta po ashtu me ngjyrë të mbyllur si dhe sandale verore. Në kokë ka mbajtur kapelë të bardhë dhe syze të zeza dielli.

Sulmuesi është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia po gjurmon pistat e mundshme që mund të çojnë tek ai.StrugaLajm

Po ashtu, policia ka njoftuar se vrasësi ka shtënë edhe në drejtim të dy personave tjerë.StrugaLajm

“Një person rreth orës 16:45 ka ardhur dhe ka shtënë me armë zjarri duke e goditur D.B në pjesën e kokës dhe më pas ka ikur. Menjëherë më pas, djali i D.B së bashku me një person tjetër kanë vrapuar pas tij në tentim për ta zënë atë, por sulmuesi ka shtënë disa plumba në drejtim të tyre dhe ka ikur”, njofton SPB OHËR.

In : Aktuale

Loading...
loading...

This will close in 0 seconds

©