Përdhoset busti i Ibrahim Temos në Strugë!

Natën ndërmjet 8 dhe 9 tetorit persona të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm e kanë përdhosur bustin e Ibrahim Temos në Strugë.

Busti i rilindasit nga fushëgropa e Strugës e Ohrit Ibrahim Temos është shkarravitur dhe njëllosur .Gjurmët e përdhosjes janë të dukshme.

Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur natën, gjë që edhe nuk është vërejtur nga kalimtarët e rastit.

Edhe më parë janë përdhosur bustet e Dr.Ibrahim Temo-së dhe Dervish Himës, që janë vendosur në shetitoren buze Drinit të Zi, këto buste të këtyre rilindasve, kanë qënë vazhdimisht shënjestër i vandalëve, të cilët asnjëherë nuk janë zbuluar. Që nga koha kur janë vendosur këto buste, më 25 qershor të vitit 2006, ato vazhdimisht kanë qënë sulmuar  dhe janë  përdhosur disa herë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...