Përdorimi i marihuanës në Strugë, Ohër /Ahmeti:Të presim ekspertët mos nxitohemi

I ftuar në emisionin ClickPlus, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti po diskuton për aktualitetin politik në vend dhe rajon. I pyetur nga gazetari rreth idesë së kryeministrit Zaev për legalizimin e mar’ihuanës, gjegjësisht përdorimin e saj nëpër lokale në Shkup, Ohër, Strugë e në vende tjera turistike, Ahmeti nguroi të përgjigjet direkt, përcjell in7. Ai nguli këmbë se për këtë çështje duhet më parë të deklarohen ekspertët e fushës dhe të shihet se çfarë përfitimi ka kjo çështje për shtetin dhe qytetarët. Edhe pse gazetari, Fatmir Aliu tentoi të marrë një përgjigje konkrete nga Ahmeti, ky i fundit i iku përgjigjes duke thënë se për këtë teme ende nuk ka një dokument konkret për të diskutuar.

“Pa e parë një dokument të tilë nuk mund të komentoj. Nuk kam parë dokument. Të shohim nëse është temë që i prek interesat e shtetit dhe ato kombëtare, për gjithë Maqedoninë. Duhet parë se çfarë analize do të japin ekspertët në këtë drejtim”, tha mes tjerash Ahmeti, përcjell in7.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...