PËRDORIMI I PARAFJALËVE “TE” DHE “TEK”

Kur duhet të përdorim parafjalën “te” dhe kur “tek”?

Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që përdoret si fjalë shërbyese përpara një emri, një përemri a një numërori (në një rasë të caktuar) ose përpara disa ndajfoljeve, për të shprehur marrëdhëniet midis gjymtyrëve në një togfjalësh (p.sh. në, mbi, me, pa, nga, për, prej, nëpër etj.).Parafjalë e thjeshtë (e përbërë). Përdoret me (pa) parafjalë.

Që të mos kemi dilemë gjatë përdorimit të tyre duhet t’i konsultojmë rregullat e përcaktuara drejtshkrimore.

Ø Parafjala TE përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me bashkëtingëllore. P.sh.: Arla shkoi te gjyshi (te tezja, te halla). Unazën ia la te pragu i derës. U mbështetën te miqtë.

Shembuj të tjerë : “te lagjja”, “te miku”, “te zyra përballë”, “te spitali” etj.

Ø  Parafjala TEK përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me zanore. P.sh.: Mësuan tek Era, shoqja e tyre e klasës. Ato i përsëritën të gjitha mësimet tek unë (tek oborri).StrugaLajm

Shembuj të tjerë : tek ura, tek unë, tek Era, tek i ati (e ëma), tek ana e lumit, tek anija etj.

Për të diskutuar:StrugaLajm

Parafjala dialektore “ke” që ka gjetur një përdorim të gjerë, p.sh. Ke shtëpia, ke ura, ke muri, ke e ëma – i zëvendëson të dyja parafjalët dhe shmang dilemën e përdorimit të parafjalëve “te” dhe “tek”.

Dilema tjetër është nëse parafjala “tek”, përveç përpara fjalëve që fillojnë me zanore të përdoret edhe përpara fjalëve që fillojnë me bashkëtingëlloren e shurdhët “t”. P.sh. “tek ti” dhe jo “te ti”; tek traktoristi dhe jo “te traktoristi”…

Gjithashtu kohët e fundit po kërkohet që parafjala TEK të përdoret dhe para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore të tingullt, si: m, n, nj, l, ll, si dhe bashkëtingëlloret e shurdhëta t (që e përmendëm më sipër) dhe k, për shkak të përplasjes së bashkëtingëllores k të parafjalës TEK me fjalët që fillojnë me këto bashkëtingëllore, por deri tani këto hipoteza nuk janë kthyer në norma, ndaj dhe ne duhet t’i ndjekim rregullat e përcaktuara të drejtshkrimit.

Dilema e fundit (është thënë e stërthënë) është nëse ka ardhur koha që disa rregulla të përmirësohen dhe disa fjalë të shtohen në fjalorët tanë ekzistues!

(Material i përmbedhur nga diskutimet e grupit “Gjuha Shqipe pa gabime”, Fjalori i gjuhës shqipe dhe Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe.)


Loading...
loading...