Përkeqësohet situata në Itali, gjysma e vendit futet në izolim

Qeveria italiane ka shtrënguar masat antiCovid. Gjysma e vendit futet në karantinë të hënën, duke përfshirë Lazio, rajoni përreth Romën. Vendimi që fut në izolim total 11 rajone vjen për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Kabineti i Kryeministrit Mario Draghi i ka dhënë dritën jeshile një dekreti që do të kategorizojë rajonet në “zonat e kuqe” me rrezik të lartë nëse ato kanë mbi 250 raste javore për 100,000 banorë. Italia regjistroi 25,673 infeksione të reja të enjten dhe 373 viktima të Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 101,184.StrugaLajm

Rajonet që përballen me bllokim të plotë nga e hëna përfshijnë Lombardinë, Lazion, Emilia-Romagna, Friuli Venezia-Giulia, Veneto, Piemonte, Marche dhe provincën e Trentos. Campania dhe provinca Bolzano ishin tashmë në “zonën e kuqe” dhe do të vijojnë të qëndrojnë, ndërsa Abruzzo, Calabria, Liguria, Molise, Puglia, Siçilia, Umbria dhe Lugina Aosta do të jenë në zonën portokalli.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...