Përmbaruesve u shkurtohen tarifat, ja sa do jenë?

Përmbaruesit akuzojnë ministren e drejtësisë Deskoska se me uljen e tarifës së përmbaruesve do t’i vë çelës zyrave të tyre. Ligji për përmbarues që gjendet në procedurë në Kuvend dhe që pritet të miratohet deri në fund të vitit, parasheh uljen e tarifave për përmbaruesit prej 60 deri 90%. Nga Oda e përmbaruesve thonë se kjo është ulje drastike. Gjatë përgatitjes së tarifores së re ata do të dorëzojnë llogari të tyre. Ministrja e drejtësisë Deskoska shpreson se do të gjendet zgjidhje e përbashkët, por nuk heq dorë nga shkurtimi i tarifave. Deskoska informoi se me Ministrinë e financave dhe me Asociacionin e bankierëve, janë marrë vesh për rastet sociale, për personat që marrin alimentacion dhe ndihma humanitare të mos paguajnë shtesa për bllokimin dhe zhbllokimin e llogarive që arrijnë deri në 250 denarë. Me zgjidhjen e re ligjore për borxhe deri më 1 mijë euro, shpenzimi për zhbllokimin e llogarisë bankare prej 20 euro zvogëlohet në 2 euro, ndërsa për borxhe më të mëdha do të paguhet më së shumti 6 euro në kundërvlerë të denarit. Shpërblimi i noterëve do të jetë 10% nga borxhi kryesor, por jo më shumë se 500 denarë. Shpërblimi i përmbaruesve për borxhe komunale, nuk mund të jetë më shumë se 20% nga lartësia e borxhit. Në Maqedoni për momentin ka 98 përmbarues. Vetëm në vitin 2017 përmbaruesit nga qytetarët dhe kompanitë kanë marrë 166 milionë euro./Alsat-MStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...