Përpara shërbimeve sekrete serbe – shërbimet sekrete shqiptare janë të paralizuara

(Mos)Formimi i Qeverisë së Kosovës tejkalon
mundësitë e ,,analistëve”dhe ,,opinionistëve” për
t’i dhënë përgjigjen e duhur problemit. Problemi
është shumë më i thellë, mendoj unë, dhe kërkon
të tjerë ,,ustallarë” për t’u marrë me të. Duhet të
pranojmë të vërtetën e hidhur, që serbia vërtet e
humbi luftën e armatosur me shqiptarët dhe me
aleatët e tyre, por në frontin tjetër, në frontin
po aq të rrezikshëm sa edhe i pari, në frontin
e luftës së shërbimeve sekrete, dita-ditës, po
tregohet shumë më superiore kundrejt atyre
shqiptare. Fakti që partitë fituese të zgjedhjeve
të fundit, me gjithë potencialin intelektual që
kanë breda tyre, me gjithë vullnetin e dukshëm
për arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse,
dhe me gjithë përpjekjet e maratonike, disamujore,
nuk po arrijnë tek marrëveshja e shumëpritur nga
popullata shqiptare, tregon qartë se duhet të
brengosemi, tregon qartë se nuk janë në pyetje
,,cikërrimat” që i paraqiten opinionit si pengesë
për formimin e qeverisë; tregon qartë se pushteti
në Kosovë nuk është i kapur vetëm nga
korrupsioni dhe krimi i organizuar, por është i
kapur (dhe vështirë të ç’kapet) nga një dorë shumë
më e fortë nga ç’mund të mendohet! Përderisa nuk
i gjendet mjeti i oporimit asaj dore, qeveritë edhe
kur do formohen do jenë invalide!..StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...