“Përralla me mbret”. Sulltani hoqi dorë nga froni për bukuroshen ruse, por… (FOTO)

 

Një bukuroshe ruse martesa e të cilës me sulltanin e Malajzisë u shkatërrua kur ajo ishte 4 muajshe shtatzënë, ka rrëfyer se lajmin për ndarjen e kishte marrë vesh nga interneti. Oksana Voevodina, 27 vjeçe ka rrëfyer për Daily Mail se nuk e ka parë dhe as ka folur më me ish-burrin, sulltanin Muhammad V që nga muaji dhjetor, kur u ndanë fare papritur.

Por ajo shton se djali i tyre Leon është kopja e të atit dhe se ajo është gati të bëjë testin e ADN për ta vërtetuar atësinë. Sulltani i Kelantanit Muhammad V u martua në një ceremoni jo fetare dhe në fsheshtësi të plotë me bukuroshen ruse Oksana Voevodina.StrugaLajm

Për shkak të saj, u tha se ai hoqi dorë edhe nga froni mbretëror, diçka që nuk kishte ndodhr deri më tani në Malajzi. Por, vetëm 4 muaj më pas, kur  Voevodina ishte shtatzënë, Sulltani i Kelantanit e braktisi atë, pa i dhënë asnjë shpjegim.StrugaLajm

Disa thanë se ai kishte dyshime për atësinë e fëmijës, ndërsa të tjerë, se kishte zbuluar jetën e shthurur të gruas së tij, kur ishte më e re. (Marrë nga Daily Mail)

In : Aktuale

Loading...
loading...