Kjo pulë kushton 2500 dollarë: Mësoni se pse e ka këtë çmim

 

Lloji i pulave ‘Ayam Cemani’ dallohet sepse ato janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme dhe çmimi i tyre arrin deri në 2500 dollar, transmeton Gazeta Metro.

Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla. I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit. Shty pe hapesiren me poshte per me shume…

Vetëm një pulë ‘Ayam Cemani’ arrin çmimin deri në 2 500 dollarë. Dana Cowin, kryeredaktorja e ‘Food & Wine’, përgjigjet se kjo pulë kushton kaq shumë, sepse është shumë elegante, e gjitha e zezë.StrugaLajm

Pupla e saj janë të zeza. Organet e saj janë të zeza. Mishi i saj është i zi. Kështu që është shumë e veçantë, është një pulë e një race të rrallë. Pula ka marrë emrin e një fshati (Cemani) në Java’n Qendrore.

Për ngjyrën e zezë merita është e një tipari gjenetik i njohur si ‘fibromelanosis’, që është karakteristikë e ‘Chinese Silkie’, një lloj pule e zezë, tepër e çmuar në Kinë./gazetametro.net

In : Aktuale

Loading...
loading...