Një tjetër peshkaqen i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë.
Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen tigër që peshon plot 102 kg.
Menjëherë peshkaqeni ka dalë në shitje në dyqanin e peshkut në lagjen nr.1 të Durrësit. Peshkatarët durrsakë thanë për “DurrësLajm”, se peshkaqeni ra në rrjetën e tyre në një distancë prej afro 450 metrash nga bregu.
Ky është rasti i tretë brenda 10 ditëve që kapen peshkaqenë, çka të bën të mendosh se numri i kësaj specieje në ujërat e detit Adriatik është shtuar.
https://www.youtube.com/watch?v=c-oLNLRC8lw&feature=youtu.be