Pesocani, fshati që përjetoi një nga maskrat më të egra ndaj shqiptarëve

Pesocani është fshati që ka provuar pastrimin etnik më të egër të ndodhur ndaj shqiptarëve nga pushtuesit serb,masakra këto që e pastruan këtë lokalitet nga elementi shqiptar.Sot ky fshat është i banuar vetëm me maqedonas dhe për të provuar ndryshimin që ka ndodhur para afaërsisht 100 vjetësh në këtë lokalitete është vendosur një kryq i madh për të treguar se misioni është kryer me sukses.Ndërsa të gjithë banorët shqiptar që i mbijetuan tre masakrave të Pesocanit tashmë jaetojnë që të gjithë të shpërnadarë në fshtrat dhe qytetin e Strugës.Fshati Pesoçan i banuar kryekëput me shqiptarë deri në nëntor të vitit 1920 shtrihet në rajonin e Debërcës, në anën perëndimore të Komunës së Debërcës, në anën e majtë të rrugës magjistrale Ohër – Kërçovë, 23 km larg qytetit të Strugës, si dhe pranë rrjedhës së epërme të lumit Sateskë.[1]Clirim Dervishi historiani strugan që është marr me studimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Pesocanit, potencon se masakrat ndaj këtij fshati fillojnë fillë pas pushtimit serb më 1912 dhe kryengritjes anti-serbe të 1913-së ndërsa maskara determinuese që e pastroi përfundimisht këtë lokalitet nga shqiptarët është ajo e vititi 1920.’’Masakra e parë në fshatin Pesoçan bëhet rreth datës 23 nëntor 1912, pas okupimit të këtij rajoni nga ushtria serbe pa ndonjë arsye të shëndoshë. Në prezencën e familjarëve dhe të bashkëfshatarëve në mes të fshatit, shumë pranë xhamisë, masakrohen dhjetra banorë, në mesin e të cilëve vëllezërit Tefik e Avdi Sherifi të cilët i ekzekutojnë dhe më pas ivarin në “çingela”, si dhe dajallarët e tyre: Pashon, Kapllanin, Musanë dhe Hajredinin.Që të gjithë kanë qenë të moshës madhoreKryengritja antiserbe e Shtatorit të vitit 1913, ka qenë jo vetëm shprehje e qëndresës së popullsisë shqiptare kundër politikës së egër shtypëse të pushtuesve të rinj, por edhe provë e kundërshtimit masiv të vendimeve të Fuqive të Mëdha, që ua dhanë këto krahina Serbisë, në kundërshtim me parimin etnik.Në këtë kryengritje marrin pjesë edhe banorët e fshatit Pesoçan..
Ky fakt ka shërbyer si pretekst që kryekrimineli Duka i Pesoçanit (ka qenë nga Godivja por më pas e quajnë i Pesoçanit), i shoqëruar nga xhandarmëria serbe dhe forcat e posaçme territoriale të “Crna Rukës” dhe “Narodna Odbranës”, aty nga 11 tetori 1913, në Festën e Bajramit, në orët e hershme të mëngjesit, në momentin kur burrat kryenin faljen e namazit të Bajramit, e rrethojnë xhaminë e fshatit. Pasi i nxjerrin me forcë nga xhamia, i lidhin dhe i arrestojnë 74 burra, së bashku me imamin e fshatit, të cilët i dërgojnë larg fshatit, rreth 2 km, në rajonin midis fshatrave Bellçishtë e Zlestë. Deri te vendi i ekzekutimit gjatë gjithë kohës, sipas dëshmive të mbledhura nga kujtimet e më të moshuarve, të arrestuarit i kanë torturuar me bajoneta tërë rrugës[1]’’thekson Dervishi. Por, pastrimin përfundimtar të Pesocanit nga shqiptarët serbët e bëjnë më 11 nëntor 1920 kur u dogjën e u shkretuan më shumë se 150 shtëpi ku u vranë të gjithë ata që u gjetën aty, burra, gra fëmij e pleq, ku si shkasë u muar vrasja e një xhandari serb.[1] Historiani Dervishi saktëson se pasi i kanë arrestuar e torturuar banorët e fshatit, pasi i kanë shpuar me bajoneta një nga një i kanë hedhur në pus 94 persona (2 gra, 2 fëmij dhe 90 burra).[1]Dervishi saktëson se rreth masakrës së Pesoçanit dëshmi më të saktë jep Petër Çaulevi [1], i cili në mes tjerash shkruan: “…Populli shqiptar gjatë dhjet vjetëve të fundit reagon për mrekulli përball armiqëve dhe okupatorëve. Ai dha aq shumë viktima, sa edhe ekzekutuesit më të këqinjë gjatë shekujve më të errët nuk kanë vepruar në këtë mënyrë. Jo vetëm fshatra, por edhe rajone të tëra ishin zbrazur, fëmijë e gra ishin therrur, akte mizore këto të cilat bota e civilizuar shumë rrallë i ka pare”. Më pas ai vazhdon “…Kisha dashur që prof. Rais, përfaqësues i Zvicrës, të marrë mundimin dhe të shëtis Kosovën dhe Maqedoninë e të shohë se cila është domethënia e njeriut nga Shumadia dhe pushtetit të Nikolla Pashiqit, të cilit i shërben verbërisht si njeri i shkencës, si bir i Zvicrës që me shekuj luftoi si ne, të mundohet të shkojë në Komunën e Sllatinës në rrethin e Ohrit. Atje, të ftoj kryetarin e komunës ose dikë nga prefektura e rrethit që t’i tregojnë ku ndodhet fshati Pesoçan … Pasi ta gjej, do të shoh se fshati që numëronte 175 shtëpi është rrënuar, kurse burra, gra e fëmijët e këtij fshati thjeshtë janë therur deri në një nga ushtria serbe gjatë një nate të vitit 1920. Kafkat e banorëve nga ky fshat, kuptohet edhe të foshnjave të posalindur mund ti gjeni në pusin e thellë që gjendet në qendër të fshatit…”
Pra, sipas hulumtimeve të deritanishme del se, në harkun kohor 1912-1920, në fshatin Pesoçan janë vrarë 203 burra, gra, fëmijë, ndërsa fshati etnikisht i pastër shqiptar, pas krimit të fundit u banua me pinjollët e kriminelëve sllavë nga fshatrat fqinje.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...