Call Center një mundësi për zbutjen e papunësisë në Strugë

Në këto kohë kur gjetja e një vendi pune është një sfidë më vete një kontribut modestë në zbutjen e papunësisë në Strugë po japin kompanitë e ndryshme që japin shërbim në vendet e treta nëpërmjet telefonit (Call-Center).Së fundi në këtë sektor në Strugë kanë gjetur një vend pune më shum se 50 qytetarë kryesiht të rinj nga të cilët pjesa dërrmuese janë të gjinisë femërore.Kompanitë e këtushme nëpërmjet telefonit deri te klientëtnë ShBA dhe Gjermani ofrojnë shërbime të ndryshme ndërmjetësimi apo kontraktuale për llogari të kompanive të ndryshme nga këto vende.Tashmë prej kohësh në Strugë, funksionon edhe një kompani që ofron shërbime biznesi nëpërmjet telefonit në gjuhën gjermane e cila përvec se ka punësuar 10 persona nga Struga, ka objektiva të tjera zhvillimore.Kjo ndërmarrje është themeluar nga ‘’Cenka Group’’,në bashkëpunim me partner nga Gjermania dhe synon që nga viti në vit të rris performancën si duke rritur numrin e të punësuarëve, ashtu edhe në zgjerimin e ofertës ndaj partnerëve nga Gjermania.Nga ekipi menaxherjal i kësaj kompanie për “Strugalajm.com’’ theksojnë se në fillim ky biznes nisi si një iniciativë për të cilin nuk kishin shumë siguri por gradualisht kërkesat nga partnerët gjerman u rritën gjë që solli nevojën për zgjerimin e stafit .’’Aktualishtë jemi të punësuar mbi 10 persona dhe me gjasë ky numër do të rritet gjykuar nga kërkesat dhe nevojat e kompanive nga Gjermania të cilat kanë nevojë për shërbimet tona.Rekrutimi i stafit është një problematik më vete sepse në rastin tonë duhet të njohish komunikimin në gjuhën gjermane por duke qënë se Struga prej dekadash ka një komunikim me botën gjermane janë tejkaluar ato vështirësi’’thenkojnë nga kjo kompani.Sic konfirmojnë nga kjo kompani të punësuarit punojnë 8 orë në ditë apo 40 orë në javë paga e të cilëve varion nga 400 deri 500 euro e pranueshme për nivelin e pagace në Maqedoni.Përvec ‘’Cenka Group’’ në Strugë funksionojnë edhe dy kompani të tjera call-center’’ që kryesisht janë të fokusuar në koperim me kompani në SHBA ku gjithashtu janë të punësuar dhjetra strugan.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...