Pikë e pesë!

Naser Pajaziti

Skena politike shqiptare shkoi për lesh dhe ata që janë protagonistë të saj nuk po ndalen.

Është për tu ardhur keq se si po hahen mes veti, ata që përdorën e po përdorin standarde të dyfishta në raport me BDI, me fjalë e luftojnë, me vepra ja mbajtën e po mbajnë zhagin!

Ata nuk kanë lënë shteg për të bashkëpunu e bashkëvepru, e që për inate meskine përfundonin në prehërin e Ali Ahmetit dhe BDI, që na ka shitur përralla të ndryshme me mbret, president e kryeministër.StrugaLajm

BDI rrëzohet atëherë kur të gjithë këta të bëheshin bashkë, por tani parashikimi është i vështirë.StrugaLajm

Në emër të unfikimit, po ndodhë thërmimi dhe përpëlitja e disave për të shpëtuar vetëfundosjen politike.

Si ithtarë dhe përkrahës të idesë së ndryshimit në disa raste jemi dukur idealistë por edhe injorantë, duke mos i ditur prapaskenat dhe djallëzit e atyre që s’lanë gjë pa bërë për të ruajtur interesat individuale dhe klanore.

Nuk e di si e kanë ndarë mendjen me fitu BDI-në, që i hëngër 20 vite pushtet! Të paktën heshtni dhe mos nxirrni të palarat!


Loading...
loading...