INA:Ramiz Merko ‘kapet’ edhe për një shkelje tjetër

Komisioni Antikorrupsion dyshon se kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar ushtrues detyre drejtor në një shkolle fillore në Strugë.StrugaLajm

Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit do të dorëzojë iniciativë në Prokurorinë Themelore Publike (PPO) Strugë për ndjekje penale të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, përcjell INA.

Nga aty dyshojnë se Merko në mënyrë të paligjshme e ka emëruar dy herë ushtrues detyre drejtor një kandidate që nuk kishte diplomë universitare dhe as përvojën e nevojshme të punës.

In : Aktuale

Loading...
loading...