Plagoset me armë në dasëm një grua!

Mbrëmë në spitalin e Tetovës është dërguar me lëndime në këmbë 38 vjeçarja nga Reçica e Vogël, e cila ka thënë se lëndimet i ka marrë gjatë ceremonisë së dasmës në oborrin e shtëpisë së M.N.(44).

Ai duke përdor armën e markës “Zig zauer 229″ kalibër 9 mm, për të cilën kishte pasur leje për mbajtjen e armës, ka shkrepur disa plumba nga të cilat njëra prej tyre ka goditur edhe këmbën e 38 vjeçares , duke i shkaktuar lëndime serioze.StrugaLajmStrugaLajm

Personi i cili kishte përdorur armën është arrestuar, ndërsa pas konsultimit me prokurorin publik ai është liruar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...