Nga një përleshje fizike në qytetin gjerman Neumünster, nje refugjat mbeti i plagosur me thikë në rrezik për jetën nga një refugjat tjetër, shkruan abendblatt.de. Siç njoftoi më pas policia, shqiptari 19 vjeç, pas operacionit emergjent, nuk është në rrezik për jetën.
Kundër agresorit 26 vjeçar nga Afganistani është ngritur një procedurë penale për “vrasje të mbetur në tentativë”. Në dyshime është edhe një grabitje gjatë muajit maj.
26 vjeçari afgan qëndron në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë akoma.