PLAKAT VIJNË PARA PRANVERË

NGA KALOSH ҪELIKU

Sipas një prej gojëdhanave shqiptare, plakat kishin shkuar në mal për të kullotur bagëtinë, dhe duke parë motin me diell, njëra nga plakat tha: tashti unë për qejf do ta kullos bagëtinë, të dhevsha dimrin. Marsi u zemrua aq shumë sa që tha: shkurt, o vëlla (prill) m’i jep tri ditë hua, t’i shuaj plakat me gjithë çka kanë.

Moti, tërbohet keq. Ditë me shi. Mjegulla në qiell, male dhe fusha. Plakat e Marsit vijnë para Pranverës. Dhe, i sulen Natyrës me shi, erë, stuhi dhe borë. Që, pas kësaj u bë aq ftohtë, saqë plaka ngriu me gjithë bagëtinë në mal, duke e kthyer në shkëmb. Mali Tomorr, është vendi ku plakat u ngrinë me gjithë bagëti, nga ditët që ia mori hua muaji mars shkurtit.StrugaLajm

Gojëdhëna thotë, se: në atë vend sot gjenedet një gur në formën e një plake, ku sot e kësaj dite aty buron ujë, e thuhet se janë lotët e plakës. Legjendë e “Plakave të Marsit”, e cila sot përdoret si metaforë për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës. Ardhjen e stinës luleve.StrugaLajm

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “Mitin e Plakave”. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”. Paralajmërim, i ditës e sotshme për Ditën e Nesërme të partive politike shqiptare para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale (2024).

Luftë, i shpallin Pranverës…


Loading...
loading...