Po bie numri i infektimeve me KOVID-19 në Maqedoni

Është zvogëluar numri i të infektuarve të rinj dhe të vdekurve nga Kovid-19, si dhe përqindja e pozitivëve të testuar për Kovid-19 në periudhën nga 14 der në 20 të këtij muaji krahasuar me javën e kaluar, tregojnë të dhënat e raportit javor të publikuar sot të Institutit për shëndet publik. Kjo, theksojnë ata, është një trend në tre javët e fundit.

Në këtë periudhë janë raportuar 159 vdekje nga 25 qytete, që është një rënie prej 8.6 për qind krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 131 persona ishin mbi 60 vjeç, 17 nga 50-59 vjeç, tetë vdekje u raportuan nga grup mosha 40-49 vjeç, ndërsa tre raste nga grup mosha 30-39 vjeç.

Janë regjistruar 4,585 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, me ulje prej 16.9 për qind më pak se javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë akoma nga Shkupi (n = 1,960; 42.7 për qind), me një incidencë javore – 221.6 / 100,000. Përqindja e rasteve pozitive të testuara të SARS-CoV-2 është 29.3 për qind, që është një rënie prej 5.5 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Sipas të dhënave të ISHP-së, janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grup moshat. Grup mosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 1,343, 29,3 për qind). Një numër i madh i të infektuarve janë të regjistruar në grup moshat 50-59 (n = 885; 19.3 për qind), 30-39 (n = 810; 17.7 për qind), 40-49 (n = 801; 17 , 5 për qind) dhe 20-29 (n = 509; 11.1 për qind). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 59; 1.3 për qind) dhe 10-19 vjeç (n = 178; 3.9 për qind).StrugaLajm

“Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, si të shëruar udhëhiqen 4,513 persona që janë hospitalizuar ose janë në mjekim shtëpiak, 15,1 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar”, informojnë nga ISHP.StrugaLajm

Sipas raportit javor të ISHP-së, nga 14 deri më 20 dhjetor, janë testuar 15,607 materiale laboratorët për testimin molekular për praninë e SARS-CoV-2, që është 1.6 për qind më pak se javën e kaluar.

Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik për situatën me Kovid-19 për periudhën prej 14 deri më 20.12.2020 si dhe situata kumulative me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është publikuar në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik: .

In : Aktuale

Loading...
loading...